Disa fletët metalike, të lidhura sëbashku me unaza hekuri janë gjetur në Jordani nga një beduin jordanez.
Në këto fletë metalike ka tregime për Krishtin dhe dishepujt e tij.
Letra prej plumbi është analizuar dhe nga fjalët dhe simbolet e përkthyera, ekspertët thonë se tabletat datojnë që në kohën e shërbimit të Jezusit.
Ajo çka ato zbulojnë mund të jetë iluminuese jo vetëm për të krishterët por edhe për hebrenjtë dhe myslimanët.
Në shkrimet në fjalë tregohet se Krishti nuk po fillonte fenë e tij, por rivendoste një traditë mijëra vjeçare që nga koha e mbretit David.
Post a Comment