Shejti Shna Ndue lutu për ne!

Disa lutje drejtuar Shna Ndout.


Oh, i mrekuellushmi Shenjti Shna Ndue,
Qielli e toka ty të nderojnë.
Nën këmbe tua jemi ra,
po te lutemi gjithvë nihmem me ba! Ashtu kjoftë.

Lutje Shna Ndout të Padovës (Shen Antonit)

O Shenjt i bardhë, ti që je i mëshirshëm e dorëdhëne me gjithkënd,dëgjo lutjen tonë e na e plotëso dëshirën e zemrave tona.Bën,o Hyj, që e kremtja e kushtuar shna Ndout,Dëshmitarit tënd e Dijetarit, të gëzojë Kishën tënde, kështu që kjo, e forcuar prej hirit tënd shpirtëror,të meritojë e të kapet në gëzime të pambaruara.

Nëpër Krishtin Zotin tonë. Amen.

O i lumi e i mrekullueshmi shenjti shna Nue, ndër këmbë të tua po biejmë, e me gjithë fuqi të zemrës sonë po të lutemi të na nxjerrësh prej Zotit hir dhe forcë që të jetojmë sipas shembullit tanë, në përvujtëri shenjte, gjë që i pëlqen Zotit dhe është
dobishme për shpirt. O shenjti shna Nue ti që je i mëshirshëm e dorëdhënës me gjithkënd, dëgjo lutjen tonë e na plotëso dëshirën e zemrave tona.
O Shenjti ynë i dashur, ruaj familjet tona kudo qofshin nga të gjitha rreziqet që iu kanosën atyre. Ti simbol i pastrisë shpirtërore, ruaj të rinjtë tanë nga veset negative që mos të largohen nga rruga e Zotit. Na ndihmo të jetojmë sipas Urdhërimeve të Zotit e kështu një ditë të bashkohemi me Ty në qiell. Amen.


Lutje Shna Ndout
O Zot, Atë i mirë dhe i mëshirshëm, që ke zgjedhur shna Ndoun porsi mësues të ungjillit e lajmëtar të paqes ndërmjet popujve, dëgjoje lutjen që po të drejtojmë. Bekoi familjet tona, ndihmoi me mbajt të gjallë fenë, ruaje bashkimin e dashurin, paqen dhe qetësin familjare. Bekoi fëmijët tanë e drejtoje rininë në rrugën e Zotit. Ndihmoi të gjithë ata që janë të prekur prej sëmundjëve, vuajtjëve e varfëris. Na mbro ndër të gjitha vështirësit e jetës së përditshme me dashurin tënde. Jepi vendit tonë një paqe të vërtet dhe bagati popullit tënd, që aq shumë shpreson në ty. O Shna Ndue, qofsh ti ndërmjetësi ynë pranë Zotit të gjithpushtëtshëm. Amen.

O shen Ndou i lavderuar, ti qe ke gjetur hir prej Zotit te ringjallesh te vdekurit, më ndihmo në lutje qe të ngritna shpirtnisht nga plogishta ne jeten e me plot zjarr dashurie dhe shejterie.
O i urti shen Anton mesues i madhe i vertete i Kishes shejte dhe botes, më afro pranë Krishtit dhe t’më shendritet shpirti im me driten e te vertetave qiellore.
O shenjti pajtori im, perhere i gatshem dhe i fuqishem nga Zoti per t'iu ndihmuar nderuesve te tu ne fatkeqesite e tyre, më ndihmo para Zotit qe t’më ndihmoj shpirtit tim ne nevojat e tanishme, neper Krishtin Zotin tonë. AMEN.

Të lutemi së bashku me shna Ndoun;
O i fuqishmi shen Anton, ti qe nga rinia je mesuar ta mundesh armikun e ferrit, më rri afer me hirin dhe shenjtërinë tënde, t'më ruaje dhe mbroje Hyji shpirtin tim prej sulmeve te ferrit dhe tundimeve te tmerrshme!
O i pasterti shen Anton zamboku i pafajsise qe s'ke shokun, shtoje kujdesin ndaj meje ne lutje para Atit tonë qiellor dhe mos t'lejohet asnjehere qe shpirti im te damkoset me gerbule ndyese te papastertise, neper Krishtin Zotin tonë. AMEN.


Të lutemi së bashku me shë Ndoun;
O mjeku qiellor në Krishtin, shume i dashuri shen Ndou, me ndermjetesinë tende - Krishti shum te semurve ua kthehej shendetin, më ndihmo në lutje para Zotit qe Ai ta sheroje shpirtin tim nga plaget e mekatit dhe ta pastroj prirjen e tij qe qon kah e keqja.
O shen Antoni – pajtori ynë, lutu qe sikurse u shpetove në dallken e detit, ashtu Zoti të na tudheheqe shpirtin tonë ne detin e dallgezuar te jetes dhe ta qoj deri te limani i shelbimit te amshuarn meper Krishtin Zotin tonë. AMEN.
Etiketa:

Post a Comment

[facebook][blogger]

Admin

{picture#https://scontent-vie1-1.xx.fbcdn.net/v/t1.0-9/14359236_1311192535566654_7486697118374711833_n.jpg?oh=7837338f1d1fce54a5708305dca14065&oe=5930DB07} Qëllimi i kësaj faqeje është që ti bashkoj të gjith shqiptaret këtu "të lutemi se bashku" P.S Si gjdo gjë në ket botë as ne nuk jemi përfekt, për gjdo ankes & sugjerim ju lutem na shkruani Mesazh {facebook#http://facebook.com/perjezusin} {instagram#http://instagram.com/} {google#http://google.com/} {youtube#http://youtube.com/}

Forma e Kontaktit

Name

Email *

Message *

Powered by Blogger.