Të fundit!



Lutje Shna Ndout të Padovës (Shen Antonit)

O Shenjt i bardhë, ti që je i mëshirshëm e dorëdhëne me gjithkënd,dëgjo lutjen tonë e na e plotëso dëshirën e zemrave tona.Bën,o Hyj, që e kremtja e kushtuar shna Ndout,Dëshmitarit tënd e Dijetarit, të gëzojë Kishën tënde, kështu që kjo, e forcuar prej hirit tënd shpirtëror,të meritojë e të kapet në gëzime të pambaruara.

Nëpër Krishtin Zotin tonë. Amen.

O i lumi e i mrekullueshmi Shenjti shna Nue, ndër këmbë të tua po biejmë, e me gjithë fuqi të zemrës sonë po të lutemi të na nxjerrësh prej Zotit hir dhe forcë që të jetojmë sipas shembullit tanë, në përvujtëri shenjte, gjë që i pëlqen Zotit dhe është
dobishme për shpirt. O shenjti shna Nue ti që je i mëshirshëm e dorëdhënës me gjithkënd, dëgjo lutjen tonë e na plotëso dëshirën e zemrave tona.

O Shenjti ynë i dashur, ruaj familjet tona kudo qofshin nga të gjitha rreziqet që iu kanosën atyre. Ti simbol i pastrisë shpirtërore, ruaj të rinjtë tanë nga veset negative që mos të largohen nga rruga e Zotit. Na ndihmo të jetojmë sipas Urdhërimeve të Zotit e kështu një ditë të bashkohemi me Ty në qiell. Amen.

Disa lutje drejtuar Shna Ndout.

Oh, i mrekuellushmi Shenjti Shna Ndue,
Qielli e toka ty të nderojnë.
Nën këmbe tua jemi ra,
po te lutemi gjithvë nihmem me ba! Ashtu kjoftë.
----------------------------------------------------------

Lutje Shna Ndout të Padovës (Shen Antonit)

O Shenjt i bardhë, ti që je i mëshirshëm e dorëdhëne me gjithkënd,dëgjo lutjen tonë e na e plotëso dëshirën e zemrave tona.Bën,o Hyj, që e kremtja e kushtuar shna Ndout,Dëshmitarit tënd e Dijetarit, të gëzojë Kishën tënde, kështu që kjo, e forcuar prej hirit tënd shpirtëror,të meritojë e të kapet në gëzime të pambaruara.

Nëpër Krishtin Zotin tonë. Amen.
-------------------------------------------------------

O i lumi e i mrekullueshmi shenjti shna Nue, ndër këmbë të tua po biejmë, e me gjithë fuqi të zemrës sonë po të lutemi të na nxjerrësh prej Zotit hir dhe forcë që të jetojmë sipas shembullit tanë, në përvujtëri shenjte, gjë që i pëlqen Zotit dhe është
dobishme për shpirt. O shenjti shna Nue ti që je i mëshirshëm e dorëdhënës me gjithkënd, dëgjo lutjen tonë e na plotëso dëshirën e zemrave tona.

O Shenjti ynë i dashur, ruaj familjet tona kudo qofshin nga të gjitha rreziqet që iu kanosën atyre. Ti simbol i pastrisë shpirtërore, ruaj të rinjtë tanë nga veset negative që mos të largohen nga rruga e Zotit. Na ndihmo të jetojmë sipas Urdhërimeve të Zotit e kështu një ditë të bashkohemi me Ty në qiell. Amen.
--------------------------------------------------------

Lutje Shna Ndout

O Zot, Atë i mirë dhe i mëshirshëm, që ke zgjedhur shna Ndoun porsi mësues të ungjillit e lajmëtar të paqes ndërmjet popujve, dëgjoje lutjen që po të drejtojmë. Bekoi familjet tona, ndihmoi me mbajt të gjallë fenë, ruaje bashkimin e dashurin, paqen dhe qetësin familjare. Bekoi fëmijët tanë e drejtoje rininë në rrugën e Zotit. Ndihmoi të gjithë ata që janë të prekur prej sëmundjëve, vuajtjëve e varfëris. Na mbro ndër të gjitha vështirësit e jetës së përditshme me dashurin tënde. Jepi vendit tonë një paqe të vërtet dhe bagati popullit tënd, që aq shumë shpreson në ty. O Shna Ndue, qofsh ti ndërmjetësi ynë pranë Zotit të gjithpushtëtshëm. Amen.
-------------------------------------------------------

O shen Ndou i lavderuar, ti qe ke gjetur hir prej Zotit te ringjallesh te vdekurit, më ndihmo në lutje qe të ngritna shpirtnisht nga plogishta ne jeten e me plot zjarr dashurie dhe shejterie.

O i urti shen Anton mesues i madhe i vertete i Kishes shejte dhe botes, më afro pranë Krishtit dhe t’më shendritet shpirti im me driten e te vertetave qiellore.

O shenjti pajtori im, perhere i gatshem dhe i fuqishem nga Zoti per t'iu ndihmuar nderuesve te tu ne fatkeqesite e tyre, më ndihmo para Zotit qe t’më ndihmoj shpirtit tim ne nevojat e tanishme, neper Krishtin Zotin tonë. AMEN.
----------------------------------------------------------

Të lutemi së bashku me shna Ndoun;
O i fuqishmi shen Anton, ti qe nga rinia je mesuar ta mundesh armikun e ferrit, më rri afer me hirin dhe shenjtërinë tënde, t'më ruaje dhe mbroje Hyji shpirtin tim prej sulmeve te ferrit dhe tundimeve te tmerrshme!

O i pasterti shen Anton zamboku i pafajsise qe s'ke shokun, shtoje kujdesin ndaj meje ne lutje para Atit tonë qiellor dhe mos t'lejohet asnjehere qe shpirti im te damkoset me gerbule ndyese te papastertise, neper Krishtin Zotin tonë. AMEN.
----------------------------------------------------------

Të lutemi së bashku me shë Ndoun;

O mjeku qiellor në Krishtin, shume i dashuri shen Ndou, me ndermjetesinë tende - Krishti shum te semurve ua kthehej shendetin, më ndihmo në lutje para Zotit qe Ai ta sheroje shpirtin tim nga plaget e mekatit dhe ta pastroj prirjen e tij qe qon kah e keqja.

O shen Antoni – pajtori ynë, lutu qe sikurse u shpetove në dallken e detit, ashtu Zoti të na tudheheqe shpirtin tonë ne detin e dallgezuar te jetes dhe ta qoj deri te limani i shelbimit te amshuarn meper Krishtin Zotin tonë. AMEN.
----------------------------------------------------------.

Të lutemi së bashku me shë Ndoun;

O i dashuri, te rinj e pleqe vijne te ti rreth a’Lterit, Ungjillit dhe Sakramentit të Krishtit, degjojav lutjet dhe ndihmoju para Zotit. Edhe une po te drejtohem ty; le te mos mungoje lutja dhe dashuria jote, neper krishtin Zotin tone, AMEN!
-----------------------------------------------------------

Disa mendime nga Shen Ndou i Padoves mbi lutjen:

Lutja eshte falenderim. Kjo do te thote: Ne shohim qe cdo e mire vjen prej Zotit, dhe per kete atij ia kushtojme veprat tona. Atehere krejt jeta jone behet lutje.
Zoti u deftohet atyre qe jetojne ne paqe dhe ne pervujtni te zemres.
Uji i turbullt dhe levizes nuk e pasqyron fytyren e atij qe rri buze lumit. Nese deshiron qe fytyra e Krishtit te jete e dukshme ne fytyren tende, dhe keshtu te jesh i krishtere i vertete, atehere perqendrohu ne heshtje dhe mbylli dyert e shpirtit tend para zhurmes se gjerave nga jashte.
Nese Zoti deshiron t'i flase dikujt dhe ta permbushe me dashuri te vet, atehere e terheq ate nga zelli per pune tokesore ne vetmi. Ai ia afron veshin atij qe hesht dhe keshtu ia tregon fshehtesite e veta. Amen.
------------------------------------------------------------

Shenjtërit

Shenjtëria e gjymtyrëve të Kishës së shenjtë nuk është vetëm një kërkesë morale por para së gjithash është vetë hir ngadhënjyes historik, eskatologjik, që duhet të lavdërohet. Shenjtërit janë lavdia e Zotit e shprehur në histori duke u bërë shembull konkret i krishterimit. "Jini pra të përkryer siç është i përkryer edhe Ati juaj që është në qiell!" (Mt 5, 48).

Secili person qe e njeh dhe e nderon shenjtin shna Ndue, apo shenjtrit tjer, duhet të jetë i vetdieshem se ai nga vetvetja asgjë nuk ka bëjn dhe çdo gjëqe ka ndodhë dhe çdo mrekulli, është hir i Zotit. Zoti ka bërë mrekulli.

Secili duhet ta kujtoj se shelbuesi i vetem i njerzimit është Jezus Krishti. Nuk vjen shelbimi nga shenjtërit, as nuk adhurohen shenjtërit. Të gjithë shenjtërit janë krijesa të Zotit sikurse jemi edhe ne, por me hir të veqantë dhe dashuri per Zotin dhe njeriun. Vetem Hyji; Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjt Adhurohet, ndersa shenjtërit nderohen dhe kujtohen, kujtohet vepra e tyre në Zotin.

Shenjti Shna Ndue, lutu per ne. AMEN.
----------------------------------------------------------------

Shna Ndou mbledh 1 miljon katolikë e myslimanë në lutje

Gjatë të 13-të të martevë e pelegrinazhit dhe në Kishën e Shna Ndout në Laç do gjesh njerëz nga e gjithë Shqipëria e madje edhe qindra emigrant. Por edhe diteve tjera gjate vitit. Banorët e qytetit thonë se numri i pelegrinëve në kishën e Shna Ndout vjen gjithnjë e në rritje, për të arritur në shifrën 1 milionë pikërisht më 13 qershor.

RITET

Shkrimet jetëshkruese thonë se Shna Ndou ka qenë një predikues i madh Uratësh. Si fillim, një vend pushues në formën e shpinës, ku mendohet të ketë pushuar shenjti. Diku më lart, vënë këmbën në një shkëmb të bardhë të vogël, ku duket forma e një gjurme, më tutje vrima në formën e syrit dhe një gjurmë kali.Mendohet se janë të gjitha veprime që ka kryer shenjti, emrin e të cilin mban ky vend.
Kryejnë ritet dhe vendosin qirinj. Disa syresh marrin me vete në shtëpi edhe guralecë nga vendi i shenjtë, e disa të tjerë vendosin rrobat e trupit në shkëmbin apo kacubet e shumta të kodrës. Shkrimet jetëshkruese thonë se Shna Ndou ka qenë një predikues i madh Uratësh.

Me të ngjitur 300 shkallët e kodrës, fryma ndalet tek mesha në Kishë e më tej në vizitën “magjike” tek Shpella e Shna Vlashit.
Më 13 qershor, mijëra njerëz flenë atje. Aty ku falen myslimanë e katolikë, pa dallim feje. Kësisoj fenomeni i Shna Ndout, deri-diku, mund të kuptohet, por kurrë nuk mund të shpjegohet. Nderimi i tij është fenomen fetaro-popullor. Miliona njerëz janë "miqësuar" aq sa nuk mund të jetojnë pa të. “Gjejmë paqe dhe një vend ku besimi merr kuptimin e plotë”, thonë besimtarët për kameran e A1Report duke e mbyllur me urimin e përminutshëm “Të ndihmoftë Shna Ndou”. Amen.

Admin

{picture#https://scontent-vie1-1.xx.fbcdn.net/v/t1.0-9/14359236_1311192535566654_7486697118374711833_n.jpg?oh=7837338f1d1fce54a5708305dca14065&oe=5930DB07} Qëllimi i kësaj faqeje është që ti bashkoj të gjith shqiptaret këtu "të lutemi se bashku" P.S Si gjdo gjë në ket botë as ne nuk jemi përfekt, për gjdo ankes & sugjerim ju lutem na shkruani Mesazh {facebook#http://facebook.com/perjezusin} {instagram#http://instagram.com/} {google#http://google.com/} {youtube#http://youtube.com/}

Forma e Kontaktit

Name

Email *

Message *

Powered by Blogger.